Udhëheqësi i Hamasit: Vdekjet palestineze janë sakrifica të nevojshme në luftën kundër Izraelit

3 months ago 19
Reklamë

I pa shqetësuar, lideri i Hamasit, Yahya Sinwar,  pretendon se vdekjet e palestinezëve janë “sakrifica e nevojshme” në luftën kundër Izraelit.

Deklarata bombë e kreut të organizatës palestineze u zbulua nga mediat amerikane.

Yahya Sinwar, i cili ndihmoi në orkestrimin e sulmit terrorist të 7 tetorit në Rripin e Gazës, pranoi ftohtë se ai i sheh vdekjet e civilëve palestinezë si “sakrifica të nevojshme” ndërsa lufta e Izraelit kundër enklavës palestineze vazhdon të jetë e ndezur.

Numri i të vdekurve në Gaza tejkalon 37,000.

Në dhjetëra mesazhe të marra nga gazeta amerikane WSJ, lideri i Hamasit shfaqet i ftohtë dhe llogaritës në vendimmarrjen e tij, duke treguar përbuzje të plotë për kolegët e tij palestinezë.

Letrat e Yahya Sinwar drejtuar zyrtarëve dhe negociatorëve të Hamasit zbuluan gjithashtu se pavarësisht se kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke luftuar kundër Izraelit, edhe ai thuhet se ishte i tronditur nga aktet brutale të kryera nga luftëtarët e tij në 7 tetor 2023./vizionplus.tv

Read Entire Article