UEFA dënon kampionët e Egnatias, asnjë masë për thirrjet antishqiptare

1 month ago 30
Reklamë

UEFA ka dënuar me gjobë klubin e Egnatias për incidentet e ndodhura në sfidën e kthimit me Borcin në Elbasan, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Organi më i lartë i futbollit në Europë ka zgjedhur të dënojë me 10 mijë euro kampionët e Shqipërisë, por duket se ka toleruar boshnjakët.

Këta të fundit u bënë shkaktare te ndërprerjes së sfidës së parë, me tifozët duke bërë thirrje antishqiptare.

“Gjobitet Egnatia me 10 mijë euro dhe urdhërohet për mbylljen e stadiumit gjatë ndeshjes së ardhshme në garat e UEFA-s në të cilën luan si vendase, për sjelljet diskriminuese të tifozëve të saj. Vendimi për mbyllje të stadiumit është me kusht, për periudhë dyvjeçare”, shkruan në vendimin e UEFA-s.

Read Entire Article