Ukraina përballë vështirësive në fushën e betejës, Blinken mbërrin në Kiev

5 months ago 25

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbërriti në Kiev sot, për vizitën e parë zyrtare të një zyrtari të lartë të qeverisë amerikane në Ukrainë, pasi Kongresi miratoi një paketë ndihme ushtarake dhe ekonomike prej 61 miliardë dollarësh, e pritur me padurim nga qeveria ukrainase që nga vjeshta.

Vizita, e cila nuk u njoftua publikisht për arsye sigurie, ka për qëllim të forcojë mbështetjen e Uashingtonit për Kievin pasi forcat ukrainase përballen me bombardime të pamëshirshme dhe operacione tokësore nga ushtria ruse në verilindje të vendit.

Blinken, i cili mbërriti në kryeqytetin ukrainas me tren në mëngjes, do të japë një “mesazh të fortë”, për të siguruar ukrainasit, të cilët janë në një kohë shumë të vështirë më shumë se dy vjet pas fillimit të luftës.

Ndër të tjera, ai do të diskutojë si ndihma shtesë do të kontribuojë në forcimin e mbrojtjes dhe se si Ukraina do të rifitojë iniciativën e lëvizjeve në fushën e betejës. /vizionplus.tv

Read Entire Article