“Unë kjo jam, nuk bëj lojë”, Marjana Kondi prek me deklaratën e saj: I shikoj të gjithë si fëmijën tim

5 months ago 23
Reklamë

Me regji të Marjana Kondit, fermerët kanë vënë në “skenën” e Ferma VIP një pjesë filmi të vjetër, të realizuar në mënyrë perfekte.

E pyetur nga Fjoralba Ponari se cili nga aktorët e Fermës është më i miri ajo tha se nuk i ndan dot.

Ndërsa është shprehur se ajo gjatë gjithë kohës në Fermë është e vërtetë.

Pjesë nga biseda:

Fjoralba Ponari: Ke marrë rolin e regjisores këto ditë?

Marjana Kondi: Mu kujtua diçka dhe thamë hajd se po e bëjmë., Mu kujtua një fil para kohës së Zogut që ka lidhje me tokën dhe thashë hajd po e bëj.

Fjoralba Ponari: Ky ishte projekti i realizuar në Ferma VIP. Marjana mes talenteve aty cili spikati më shumë?

Marjana Kondi: Aktorët janë personazhe të ndryshme, dhe nuk mund t’i veçosh. Ditea ka rolin e motrës me dashuri të tmerrshme për motrën, dhe Gloria që i jep vëmendje jetës. Egzoni me një portret të bukur, po Buçko sa bukur e luajti. Pastaj aty lezetin ja dha Renisi. Nuk mundem dot t’i ndaj.

Fjoralba Ponari: Ti si gjithmonë nuk ndan asnjërin, ua ndjek qefin edhe Valerit, edhe Dijonisit, edhe në këshillat që jep. Si ja del që mos i prishësh qefin asnjërit?

Marjana Kondi: Të falënderoj shumë sepse ti e paske kuptuar. Unë kjo jam, që nuk dua që të prish. Unë jam kjo që jam, loja bëhet dy orë në teatër. Ti më ke kuptuar, do Zoti edhe publiku. Përdor mendjen, përdor delikatesën, kujtoj fëmijën tim, edhe ajo është si puna e gocave.

Read Entire Article