Një ditë e mirë nis me një kafe të mirë! Ky ka qenë edhe diskutimi i sotëm në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çela dhe Syrjan Rahova.
I ftuar ka qenë eksperti i kafesë, Mario Buci, i cili ka treguar më shumë rreth kafesë, dhe përfitimeve të saj.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai ka treguar ndër të tjera se për shkak të punës deguston 15-deri në 20 kafe në ditë.
“Një nga arsyet pse unë konsumoj kaq shumë kafe, nga 15 deri në 20. Pi kafe pune, që do të thotë janë kafe të shkurtra fare degustimi, që po ti mbledhim të gjitha bashkë, konvertohen në 3-4”, shpjegoi eksperti.
Ai foli gjithashtu për problemin që shumë konsumatorë kanë me kafenë, të cilët thonë se është e hidhur, teksa kafenë pa sheqer e quajti “kafe trimash”.
“Kafe trimash quhet kafeja pa sheqer. Në tregun tonë shqiptar shumica e konsumatrëve kanë një problem shumë të madh: kafeja është e hidhur. Kafeja është e hidhur sepse kështu është formati i saj, nëse është e ëmbël ka diçka që nuk shkon.
Në këtë rast është kafeina, një nga substancat që e marrim prej kafes. Kozmetika ka kafeinën si përbërës kryesor. Një fytyrë e bukur trajtohet me kafeinë.
Janë antioksidantët, kafeja ndihmon shumë në mëlçi. Nuk jam dakord të konsumosh kafe që ka vetëm kafëeinë brenda, se krijon një varësi dhe organizmi fillon e bie. Prandaj unë i konsumoj kafet e shkurtra, që të marrim të mirat e saj”, tha Buci.
Eksperti shtoi gjithashtu se në Shqipëri bëhet kafeja më e mirë në Europë, teksa tregoi se në Fraqncë ka provuar kafenë më të keqe.
“Profesionalisht nuk është edhe aq e mirë sa mendojmë, por bëjmë kafen më të mirë në Europë dhe këtë e them me bindshmëri të plotë”, u shpreh Buci. /vizionplus.tv