Policia e Vlorës ka proceduar penalisht katër shtetase të huaja, të akzuuara për prostitucion.
Sipas informacionit katër shtetase me origjinë nga Moldavia, Kolumbia, Kazakistani dhe Venezuela në bashkëpunim me njëra-tjetrën ushtronin prostitucion në qyetin e Vlorës në këmbim të parave.
Njoftimi:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve 24 vjeç, banuese në Moldavi, 34 vjeç, banuese në Kazakistan, 38 vjeç, banuese në Venezuelë, 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare. Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.