Vataj: Lista e PD e frustruar, PS merr 20 mandate në Tiranë

1 month ago 20

Kandidati i PS për Qarkun e Tiranës, Mirgit Vataj i ka cilësuar të frustruara listat e kundërshtarit politik.

I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, Vataj tha se lista e PD zhbëri Primaret. Deklaratë e cila solli debat në studio, pasi kandidatja e PD, Mimoza Hajdarmataj i kujtoi platformën “Deputeti që Duam”.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se sa mandate synon PS në Tiranë, Vataj tha se 20 janë të sigurtë.

Pjesë nga biseda:

Vataj: Unë e kam një parim meqë jam minorancë këtu, nuk dua të ndërpres të tjerët kur flasin. Unë e shikoj si listë frustruese atë të PD. Primaret kishin një element, të cilat në statut ishin të rëndëssishme, por pamë që kandidatët nuk u përfshinë fare. Kemi rastin e Sulës që nuk u fut në lista fare. Është vetëm një i ri në atë listë Xhaferri, i cili është në lsitë të mbyllur.

Hajdarmataj: Qënke investuar për të bërë studime për Primaret. Po “Deputetin që Duam” e studiove, sa hynë?

Vataj: Aty në PS ke një numër shumë të madh.

Hajdarmataj: Çfarë ndodhi me platformën?

Vataj: Në Tiranë ke Erion Malen, që vjen nga Deputeti që Duam. Në të gjithë Shqipërinë ke një numër shumë të lartë.

Hajdarmataj: Ju keni nevojë për të rinj se do shkoni në SPAK.

Islami: Një nga këta drejtuesit e PD është nën hetim.

Borakaj: Kush ishte pra?

Islami: Nuk dua të flas me emra. Ka plot në të gjithë emra.

Vataj: 20 janë të padiskutuar.

Read Entire Article