Veliaj: Në 9 vite janë bërë 108 çerdhe dhe kopshte

2 hours ago 19

Një tjetër çerdhe e re i shtohet kryeqytetit. Gjatë ceremonisë së inaugurimit të çerdhes së re në lagjen 13 kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në 9 vite janë hapur 108 çerdhe dhe kopshte.

Është një gëzim i jashtëzakonshëm që hapim sot çerdhen tonë të 108-të. Urbanizimi ka ndodhur kaq shpejt dhe vrullshëm, ndaj ajo që po bëjmë në këto lagje, përfshirë Njësitë 12, 13 dhe 14, është që po marrim ndërtesa ekzistuese me qira”.

Veliaj tha se në këtë mandat do të përfundojë totalisht infrastruktura për fëmijët, nga qendra në periferi, duke përfshirë edhe planin për ndërtimin e shkollave të reja te Kopshti Botanik dhe Parku Olimpik.

“Do t’i përgjigjemi kërkesës së komunitetit, edhe me shkollat te Kopshti Botanik dhe Parku Olimpik. Ka filluar që tani prokurimin për tre shkolla të reja në zonën e Unazës së Re, në lagjen ‘Rilindja’. Me këto kantiere kompletojmë totalisht Tiranën, nga qendra në periferi. Po punojmë edhe në qendër, ku nisëm punë për shkollën ‘Edith Durham’, dhe sa mbaruam te “Emin Duraku”. Një qytet ka shumë nevoja, por kemi zgjedhur që edhe ndihmën ta orientojmë te investimet për fëmijët”.

Çerdhja e sapohapur ndodhet në rrugën “Zallit” në lagjen 13 në Tiranë, një objekt 3-katësh me oborr ku do i shërbejë 100 fëmijë.

Çerdhja do të funksionojë me 5 grupe fëmijësh për çdo grupmoshë.

/a.r

Read Entire Article