Xhesika dhe Ditea folën rreth eksperiencës së tyre në “Ferma VIP”.
Ata theksuan se izolimi ndikon në gjendjen e tyre emocionale dhe shpesh herë gjërat përjetohen shumë më shumë se zakonisht.
Xhesika tregoi një përjetim të sajin me Dijonisin, duke thënë se një hatërmbetje bëri që ajo të stresohej.
“Jam mërzitur me Dijonisin që ndenji një ditë pa më folur e më tha vije më flisje vetë, në fillim, kur rrinim vetëm bashkë. Kam ikur në banjo dhe kam rrotulluar unazën anti-stres gati 3 mijë herë nga stresi, jam mbyllur në banjo”, tha ajo.
Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 janë kanalet e paltformës Tring ku mund të ndiqni 24 orë në shtatë ditë të javës çdo gjë që ndodh brenda rrethimit të Fermës VIP./vizionplus.tv/