“Jemi pak orë larg kolapsit të sistemit shëndetësor në Rripin e Gazës, për shkak të mungesës së karburantit të nevojshëm për funksionimin e gjeneratorëve të spitaleve, autoambulancave dhe mjeteve të transportit të personelit”, paralajmëron. Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze, ku furnizimi me energji elektrike është ndërprerë që prej 7 tetorit dhe ndihmat humanitare po mbarojnë.
Mjekët në Gaza po paralajmërojnë se shërbimet shëndetësore do të kolapsojnë menjëherë nëse Izraeli nuk lejon që dërgesat e karburantit të rifillojnë në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta. Karburanti, ushqimi dhe furnizimet humanitare përmes dy pikave kryesore të kalimit në Gaza u ndërprenë javën e kaluar pasi Izraeli nisi një operacion ushtarak në zonën jugore të Rafahut.
Autoriteti Kufitar dhe Kalimtar i Gazës tha se mbyllja e kalimit tregtar Karam Abu Salam në Rafahun jugor nga Izraeli pengoi hyrjen e ndihmave për të shtatën ditë radhazi të dielën. Dërgesat përmes kalimit Rafah nga Egjipti, e vetmja pikë hyrëse për karburant, sipas grupeve të ndihmës, u ndaluan pasi trupat izraelite morën nën kontroll të martën.
Dr. Raed Hussein, drejtor i Spitalit të Martirëve Al Aksa në qytetin qendror të Deir al-Balah, tha se nuk do të ishte në gjendje të vazhdojë të ofrojë shërbime përtej 48 orëve pa karburant të ri.
“Kemi pesë ditë që nuk kemi marrë karburant. Ne kemi nevojë për rreth 3500 litra karburant në ditë për të funksionuar gjeneratorët”, tha ai
Ai tha se situata u bë më e dëshpëruar nga rritja e shpejtë e popullsisë në Gazën qendrore pasi njerëzit u larguan nga bombardimet dhe sulmet izraelite në zona të tjera. /vizionplus.tv