Vetëm 7 muaj martesë! Çifti i famshëm i showbiz-it në prag divorci

3 months ago 25
Reklamë

Billy Ray Cyrus ka bërë kërkesë për divorc nga Firerose.

Më pak se një vit pasi dyshja u martuan në tetor 2023 , ylli 62-vjeçar i country-t bëri kërkesë për divorc nga këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Johanna Rose Hodges më 22 maj.

Dokumentet e gjykatës përmendin sjelljet e papërshtatshme martesore si arsye për divorcin, ndërsa Cyrus kërkon gjithashtu anulimin e martesës për shkak të mashtrimit. Në momentin e publikimit të lajmit, Cyrus dhe Firerose, 37 vjeç, nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.


Dy muzikantët ishin miq për vite përpara se të fillonin të shkruanin këngë së bashku gjatë pandemisë COVID-19. Ata filluan të takoheshin në vitin 2022 dhe u fejuan më vonë atë vit përpara se të lidheshin me martesë në tetor 2023.

“23/10/23 do të jetë gjithmonë dita e bukur dhe e gëzueshme që dy shpirtrat tanë u bashkuan si një në martesën e shenjtë”, shkruan ata në një postim të përbashkët në Instagram në atë kohë./vizionplus.tv

Read Entire Article