Victoria Beckham publikoi videon e vajzës së saj 12 vjeçare, por fansat mendojnë se ajo duket shumë vite më e madhe

3 months ago 20
Reklamë

Vajza e Victoria dhe David Beckham është një “hajdute” e makeup-eve!

Victoria ka bërë shaka në një postim ku shkruajti se e kapi vajzën duke i vjedhur makeup-in, por që sigurisht është thjesht një postim i mirëmenduar marketingu.

Ylli i futbollit, 49 vjeç, dhe themeluesja e Victoria Beckham Beauty, 50 vjeç, kanë vajzën 12-vjeçare Harper Seven, me të cilën publikojnë shpesh foto dhe video.

Në një postim në Instagram të postuar nga Victoria sot, më 18 qershor, nëna e katër fëmijëve ndau një video të Harper duke provuar xhelin e vetullave të nënës së saj.

Por komentet poshtë videos tregojnë se vajza në fakt ngjan shumë më e madhe se sa mosha e saj.

Victoria dhe David janë prindër të tre djemve Brooklyn Beckham, 25, Romeo Beckham, 21, Cruz Beckham, 19 dhe vajzës Harper Beckham, 12 vjeç./Living

Read Entire Article