VIDEO/ Bebe Rexha shkon te varri i gjyshit në Dibër, nuk i mban lotët

1 month ago 26
Reklamë

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Pas vizitës në Tiranë, ylli i muzikës ka udhëtuar drejt vendlindjes së babait të saj, Dibrës.

Ajo ka publikuar disa foto dhe video në “Instagram” me momente nga vizita e saj në Dibër, ku përveç shëtitjes mes qytetit dhe takimit me dis nga banorët, Bebe ka vizituar edhe varrin e gjyshit të saj.

Bebe tregon se është rikthyer në vendlindjen e babait pas 12 vitesh. Por jo vetëm kaq, pasi Rexha shton se vizita te varri i gjyshit të saj ishte shumë domethënëse, pasi nuk ka mundur të marrë pjesë në funeralin e tij për shkak se ka qenë në turne. Në fotot e video e publikuara në “Instagram”-in e saj, vihet re se ajo ishte e shoqëruar nga Monika Kryemadhi.

Read Entire Article