VIDEO / Dalin para gjykatës së Durrësit 15 trafikantët, gratë e fëmijët plasin në të qara, ndërhyn policia

2 months ago 28
Reklamë

Në gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca për 15 të arrestuarit e operacionit “Summer”, të cilët u kapën ditën e djeshme për drogë dhe armëmbajtje pa leje.

Në pritje të seancës për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve, familjarë të disa prej tyre kanë shpërthyer në klithma e të qara. Mes tyre dhe fëmijë të të arrestuarve. Është dashur ndërhyrja e policisë që të qetësojë situatën.

Nga policia u ndaluan: Durim Meta, 53 vjeç, Florian Demiri, 44 vjeç, Flamur Tare, 57 vjeç, Diamant Shkina, 33 vjeç, Sadik Lako, 34 vjeç, Mariglen Lisi, 29 vjeç, Saimir Sina, 32 vjeç, Klodian Sehiti, 34 vjeç, Mateos Jeshili, 34 vjeç, Ergert Patlli, 33 vjeç, Gerald Taraj., 32 vjeç, banues në Durrës , Rustem Kolgjini, 50 vjeç, banues në Shijak dhe Zamir Hoxha, 48 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit: Dashamir Mehmeti, 41 vjeç, Orgito Mema, 20 vjeç, dhe Enis Piro, 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xhuliano Xhaferi, 27 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë dhe heroinë dhe Mehmet Meta, 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Policia i gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë.

Arsenali i armëve është gjetur gjatë operacionit në Kavajë në banesën e shtetasit Z.K ku u gjetën tre armë zjarri dhe një armë gjahu, një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit D.M, banues në Durrës i shpallur në kërkim dhe një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit M. M., 23 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar në flagrancë.

Read Entire Article