VIDEO/ Fillon kaosi me trafikun në Vlorë, Policia Rrugore fokusin te gjobat

5 months ago 22

Ardhja e sezonit turistik duket se do ta kthejë në një ëndërr të keqe kalimin nëpër rrugët e Vlorës, të cilat që tani janë shumë të rënduara nga trafiku.

Siç duket edhe nga planet e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus, Efrosina Plaku, rruga Transballkanike si edhe rrugë të tjera të qytetit janë të mbushura me makina.

Një situatë e ngjashme është edhe në zonën e Skelës si edhe në Unazë, ndërkohë që të dhënat tregojnë se Policia Rrugore e qytetit është më tepër e fokusuar në vendosjen e gjobave se sa menaxhimin e flukseve të trafikut./vizionplus.tv

Read Entire Article