Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës është rrëzuar këtë të mërkurë në liqenin Jablanica, në pjesën veriore të vendit.
Helikopteri u rrëzua gjatë përgatitjeve përpara një stërvitjeje ushtarake në shkallë të gjerë të Forcave Paqeruajtëse Evropiane (EUFOR) dhe ushtrisë së Bosnje dhe Hercegovinës, e cila do të zhvillohet nesër.
“Për arsye të paspecifikuara, helikopteri ra në liqenin Jablanicka në zonën e Buturovic Polje”, tha Ljudevid Marić, zëdhënës i MPB-së së Qarkut Hercegovinë-Neretava, citon A2.
Sipas Ministrisë së Brendshme nga rrëzimi i helikopterit nuk ka viktima, por një anëtar i ekuipazhit ka mbetur i plagosur. Marić shpjegoi se në momentin e aksidentit në helikopter ndodheshin katër anëtarë të ekuipazhit.
/a.r
Pao helikopter u Jablaničko jezero pic.twitter.com/RzNtLrfkj3— Rade Fantastični (@RFantasticni) August 28, 2024