VIDEO/ Humbën jetën nga shpërthimi në Lushnjë, babë e bir e kishin ditën e parë të punës, 20-vjeçari sapo ishte kthyer nga Italia

7 months ago 24

Babë dhe bir humbë jetën ditën e sotme nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë. Roland Hoxha 55-vjeç alias Land Verçani (kishte ndryshuar identitet për shkak dokumentash) dhe djali i tij Elidon Hoxhaj 20-vjeç, ndodheshin në vinçin që preku telat elektrikë në momentin e shpërthimit.

Roland Hoxha humbi jetën në vend, ndërsa djali i tij vdiq rrugës ndërsa po transportohej me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Lexo edhe :

Related Posts

Qytetarët kanë thënë jashtë kamerave për Vizion Plus se babë dhe bir e kishin ditën e parë të punës, pasi Elidoni kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga emigracioni, pasi punonte në Itali.

Gjithashtu nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë edhe deputeti socialist Bujar Çela, i cili tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, ku po i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article