VIDEO/ Momenti shokues kur dy 19-vjeçaret filmojnë vdekjen, po ushëtonin me shpejtësi “skëterrë”

3 months ago 45
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku dy 19-vjeçare kanë humbur jetën në një aksident të rëndë me motor, teksa njëra prej tyre po filmonte gjithë skenën.

Ngjarja ka ndodhur më 26 maj në qytetin Pueblo Tapao, ku19-vjeçarja Kathryn Koubilos dhe shoqja e saj Selena Valentina shihen duke lëvizur me një motor me shpejtësi të madhe dhe pa helmetë.

Koubilos, e cila ishte duke drejtuar motoçikletën, disa herë ka parë celularin me të cilin pasagjerja po regjistronte udhëtimin, pavarësisht se ishte natë dhe shpejtësia ishte e madhe.

Në një moment Koubilos humbi kontrollin e motorit, i cili u përplas me një pemë, ndërsa britma dhe klithma dëgjoheshin në video.

Dy vajzat e reja ndërruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjekët e kanë pasur të pamundur të bënin diçka për jetët e tyre.

Policia vendore rrugore që ka marrë përsipër hetimet për aksidentin rrugor po heton nëse ka luajtur rol gjendja e rrugës apo tragjedia është shkaktuar nga shpejtësia e madhe që dy 19-vjeçaret po ecnin. /vizionplus.tv

Read Entire Article