VIDEO/ Panik në Londër, sulm me thikë në një tren, pasagjeri në gjendje kritike për jetën

5 months ago 28
Reklamë

Një sulm i përgjakshëm me thikë ka ndodhur të mërkurën (26/3) në një tren në Londër, me pasojë plagosjen e rëndë të një 20-vjeçari.

Pasagjerët që ishin dëshmitarë të sulmit brutal regjistruan momentin e ngjarjes me telefon dhe më pas postuan videon në rrjetet sociale.

United Kingdom: stabbing on train in London, alleged attacker arrested – video – Agenzia Nova https://t.co/SN1HwAHlhw #London #Transit #TFL #Transportation #LondonNews

— MyTransit London (@MyTransitLondon) March 28, 2024

Në video, shihet një burrë kapuç, pantallona të zeza dhe maskë në fytyrë me një thikë të madhe në dorë. Pas një ndjekjeje nga auroritetet, autori 19-vjeçar u arrestua si i dyshuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Gjendja shëndetësor e të plagosurit është kritike, shkruan The Guardian./vizionplus.tv/

Read Entire Article