Forcat RENEA kanë rrethuar fshatin Sulaj, dhe po ushtrojnë kontroll në të gjitha banesat pasi aty dyshohet se është fshehur autori i dyshuar për vrasjen e efektivit të forcave Shqiponja.
Kujtojmë që mbasditen e sotme 23-vjeçari Azgan Mernica ka qëlluar pas një konflikti me armë zjarri efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia, i cili ishte nisur për të marrë detyrën, pasi ishte turni i dytë.
Lexo edhe :
Related Posts
Siç shihet edhe nga pamjet forca të shumta të RENEA dhe FNSH ndodhen në fshatin Sulaj, pasi kanë rënë në gjurmët e autorit të dyshuar.
Sa i përket ngjarjes Drejtori i Policisë së Fierit Lorenc Panganika bëri me dije më herët se pista kryesore që po heton policia është ajo e konfliktit të çastit mes autorit dhe viktimës.
Shkaku i krimit
Vizion Plus raportoi më herët se Cenalia dhe Mernica debatuan për vendin e makinës, sherri mes tyre ndodhi për arsye se dyshja nuk po binin dakord se kush do të kalojë në rrugë me makinë, pasi rruga ishte e ngushtë.
Autori e qëlloi efektivin e policisë në kokë me një plumb. Më pas ai ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe është arratisur duke ikur nëpër ara.
Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika tha se policia ka gjetur makinën e autorit. Policia vijon kontrollet me dron. Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.
Gjithashtu mësohet se vëllai i autorit, Kiri Mernica ndodhet ne burg, raporton Vizion Plus. Ndërsa babai i policit të ndjerë kur ka qënë në punë vite më pare ka patur një situatë, por pa përgjegjësi penale. Aktualisht ai punon nën oficer te salla operative.