Vidhet shtëpia e Ermal Metës, këngëtari mesazh hajdutëve: Nëse kërkoni ar…

2 months ago 35
Reklamë

Shtëpia e këngëtarit shqiptar i cili banon në Itali, Ermal Meta, është vjedhur.

Këngëtari njoftoi për rastin në rrjetet sociale dhe dha një mesazh për hajdutët. Ai fotografoi një foto të derës së shtëpisë së thyer dhe e shoqëroi me melodinë e Antonello Vendittit. “Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur.”

Ermali së fundmi është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar ai vetë më anë të një postimi në rrjetet sociale. Teksa ka postuar një foto të dorës së vogël, Meta e ka shoqëruar edhe më një mbishkrim emocionues. “Dora ime s’ka qenë kurrë kaq e madhe dhe as zemra”-shkruan këngëtari.

Read Entire Article