Viktor Orban vizitë në Kinë, pjesë e diskutimeve edhe situata në Ukrainë

2 months ago 31
Reklamë

Të hënën paradite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Xi Jinping-u tha se dy muaj më parë, ai bëri një vizitë të suksesshme shtetërore në Hungari. “Ne shpallim ngritjen e marrëdhënieve Kinë-Hungari në nivelin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës në epokën e re, duke i sjellë një domethënie të re historike 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve këtë vit dhe duke i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të marrëdhënieve me cilësi të lartë ndërmjet të dy vendeve,” u shpreh Xi.

Në vijim Xi e uroi Hungarinë për marrjen e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian. Ai theksoi se nuk ka konflikte gjeopolitike ose konflikte themelore interesi ndërmjet Kinës dhe Evropës.

Marrëdhëniet Kinë-BE kanë rëndësi strategjike e ndikim global dhe duhet të ruajnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm e t’u përgjigjen së bashku sfidave globale. “Viti i ardhshëm shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe BE-së. Shpresojmë që Hungaria, si vend kryetar i radhës i BE-së, do të luajë një rol aktiv në promovimin e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE,” u shpreh presidenti kinez.

Orbani theksoi nga ana e tij se dy muaj më parë, presidenti Xi Jinping bëri një vizitë historike e të suksesshme në Hungari. Gjatë dy muajve të fundit, të dyja palët kanë zbatuar me ndërgjegje rezultatet e rëndësishme të kësaj vizite dhe miqësia e besimi i ndërsjellë ndërmjet tyre janë bërë më të forta, duke hedhur një themel të fortë për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve ndërmjet Hungarisë dhe Kinës. Hungaria i vlerëson lart rolin e ndikimin e Kinës dhe është e gatshme të intensifikojë komunikimin e koordinimin strategjik me të, përkrah forcimin e bashkëpunimit me Kinën, kundërshton ‘qarqet e vogla’ e kundërvënien mes kampeve dhe është e gatshme ta përdorë kryesimin e radhës të BE-së si një mundësi për të promovuar në mënyrë aktive zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve BE-Kinë,” u shpreh kryeministri hungarez.

Të dy palët zhvilluan një komunikim të thellë edhe mbi krizën në Ukrainë. Orbani foli për vizitat e tij të fundit në Ukrainë dhe Rusi.

Xi Jinping-u theksoi se është në interes të të gjitha palëve armëpushimi dhe përfundimi i luftës sa më shpejt të jetë e mundur, duke gjetur një zgjidhje politike. Komuniteti ndërkombëtar duhet të krijojë kushte e të ofrojë ndihmë për të dy palët që të rifillojnë dialogun dhe negociatat e drejtpërdrejta.

Read Entire Article