Vrasja e policit në Fier, vëllai i autorit i dënuar me 19 vite burg

5 months ago 26

Azgan alias Asllan Mernica është autori që vrau sot me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” në Fier, Novruz Cenalia.

Vizion Plus raportoi më herët se autori qëlloi me plumb në kokë efektivin, më pas ai u largua nga vendngjarja, la makinën te shtëpia e dajës dhe u arratis në këmbë nëpër ara, me policinë që ka blinduar zonën për të bërë të mundur arrestimin e tiij.

Lexo edhe :

Related Posts

Ne te majte drejtori policise Fier Lorenc Panganika, ne te djathte viktima Novruz Cenalia

Autori Azgan MernicaAutori Azgan Mernica

Azgan alias Asllan Mernica vjen nga një familje me të shkuar kriminale. Vëllai i tij, Kiri Mernica ndodhet në burg.

Ai është dënuar me 19 vite burg për një ngjarje të ndodhur më 11 gusht të vitit 2019 në Fier.

Kiri Mernica dyshohet se në bashkëpunim me e Sadri Selaci masakruan me thikë të riun Florian Selimi dhe më pas trupin e tij e hodhën në një kanal ku u gjet pas disa orësh kërkime.

Në vitin 2019, ai u la në arrest shtëpie sepse dyshohej se kishte vrarë 19-vjeçarin Florian Selimi. Në vitin 2021 Mernica theu masën e sigurisë gjatë tentativës për të ekzekutuar shtetasin Pashk Palnikaj.

Viktima, Novruz CenaliaViktima, Novruz Cenalia

Pas kësaj ngjarje, Gjykata e Fierit e dënoi për vrasjen e Florian Selimit me 19 burg bashkë me Sadri Selacin, si bashkëpunëtor në krimin e rëndë të ekzekutimit të 19-vjeçarit.

Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.

Policia ka vendosur në dispozicion një shpërblim prej 30 mijë eurosh për këdo që jep informacion rreth vendndodhjes së tij.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.

Policia fton qytetarët që kanë informacion të telefonojnë në numrin 112 dhe i garanton anonimitet.

“Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro”, thuhet më tej.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Fierit, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, vijojnë veprimet operacionale në zonë, me qëllim kapjen dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit.

Gjithashtu, në të gjitha akset rrugore lidhëse me qarkun Fier janë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit./vizionplsu.tv/ 

Read Entire Article