Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman, Oilaf Scholz.
Vuçiç ka zbardhur detaje nga biseda dhe tha se ndër të tjera kanë diskutuar edhe për çështjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Vuçiç, siç tha ai në postimin e tij në Facebook, i ka thënë Scholz-it, se “Prishtina e shmang me këmbëngulje themelimin e Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe”.
“Kemi shkëmbyer mendime për të gjitha çështjet delikate në kuadrin e ngjarjeve aktuale globale dhe posaçërisht diskutuam për vendin dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për rrugën evropiane të vendit tonë. Kancelarin Scholz e informova në detaje për gjendjen pothuajse të patolerueshme për komunitetin serb në Kosovë, si dhe për shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur obligimet e pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e Asociacionit”, ka shkruar Vuçiç./vizionplus.tv