Vuçiç takohet me Ramën dhe Zelenskyn: Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

6 months ago 16
Reklamë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën.

Vuçiç është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në tapetin e kuq.

Më pas presidenti Vuçiç iu drejtua shkurt gazetarëve në serbisht.

Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes, për tregun e përbashkët. Le të flasim sot me Presidentin Zelenski. Tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta”, tha Vuçiç.

Për sanksionet kundër Rusisë?

Kemi disa propozime për deklaratën. Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë“, tha Vuçiç.

Kujtojmë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas vendosjes nga Perëndimit, për luftën e nisur në Ukrainë./vizionplus.tv

Read Entire Article