Zbulohen 7 parcela me kanabis në Mirditë, 27-vjeçari kapet në flagrancë

2 months ago 23
Reklamë

Policia ka zbuluar 7 parcela të kultivuara me kanabis në fshatin Batra të Mirditës. Bimët narkotike ishin kultivuar në në vendin e quajtur “Përroi Batrajve”.

Policia njofton se shkatërroi 374 bimë kanabisi. Ndërsa në pranga ra 27-vjeçari E.Ç. banues i zonës. Ai u kap në flagrancë në njërën prej parcelave duke u kujdesur për bimët e kanabisit në orët e vona të mbrëmjes. 27-vjeçari dyshohet të jetë njëri nga kultivuesit. Në banesën e tij u gjet një armë gjahu çifte pa leje si dhe është bërë bllokimi i po një arme tjetër gjahu me leje.

Ndërkohë, policia ka identifikuar si bashkëautor të dyshuar të kultivimit edhe një 33-vjeçar me iniciale J.M. banues në fshatin Xhuxhë. Ai është shpallur në kërkim.

Në vijim të operacionit, u procedua penalisht për  shpërdorim detyre kryeplaku i fshatit S. Gj., pasi dyshohet se nuk ka kryer detyrën e tij funksionale në zonën që mbulon.

/a.r

Read Entire Article