Zelensky pret “vendime të rëndësishme” për Ukrainën në samitin e G7

3 months ago 22
Reklamë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se pret që të merren “vendime të rëndësishme” në samitin e G7.

“Një pjesë e madhe do t’i kushtohet Ukrainës, mbrojtjes sonë dhe qëndrueshmërisë ekonomike,” tha ai në një postim në Telegram.

Zelensky, i cili do të marrë pjesë në samit, pritet të nënshkruajë marrëveshje të reja sigurie me Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Vendet e G7 të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kanë qenë mbështetës të rëndësishëm financiarë dhe ushtarakë të Ukrainës që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.

Asetet ruse që u ngrinë nga grupi, së bashku me BE-në, kur Moska pushtoi Ukrainën arrijnë në 325 miliardë dollarë.

Sipas ligjit ndërkombëtar, vendet nuk mund t’i konfiskojnë ato pasuri nga Rusia dhe t’ia japin Ukrainës.

Plani është që të merret një kredi në tregjet ndërkombëtare, t’u jepet rreth 50 miliardë dollarë ukrainasve çdo vit dhe të përdoren 3 miliardë dollarë për të shlyer interesin e asaj kredie çdo vit.

Tingëllon relativisht e drejtpërdrejtë, por është jashtëzakonisht e ndërlikuar. Ka ende shumë teknika për të zgjidhur.

Këshilltari për siguri i Presidentit Biden, Jake Sullivan, thotë se “shtyllat kryesore” të planit janë vendosur dhe se priten rezultate pozitive.

Javët e fundit zyrtarët rusë e kanë quajtur idenë e marrjes së interesit nga asetet e sekuestruara “vjedhje”.

Në axhendën e samitit të G7 është edhe kriza klimatike, migrimi nga Afrika në Evropë, lufta në Gaza dhe inteligjenca artificiale.

Papa Françesku, i cili do të bëhet Papa i parë që do të marrë pjesë në një samit të G7, do të trajtojë temën e inteligjencës artificiale në konferencë.

Ai më parë ka bërë thirrje për rregullim global të AI, duke paralajmëruar për rrezikun e tij për etikën dhe të drejtat e njeriut./vizionplus.tv

Read Entire Article