Kandidatja e Partisë Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Mimoza Hajdarmataj tha se renditja në fletën e votimit ishte një ogur i mirë.
Hajdarmataj, e cila kandidon në listë të hapur, deklaroi në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se secili kandidat do kërkojë votë për partinë, por edhe për emrin e tyre.
Sipas Hajdarmatajt, me modelin e fletës së votimit, qytetarët do e kenë më të lehtë për të votuar, pasi këtë herë kandidatët janë me emra dhe jo me numra.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A është e vështirë për ju të orientoni votuesit drejt emrit tuaj?
Hajdarmataj: Jemi renditur numri 1 dhe ka qenë një ogur i mirë për ASHM. Pra, voto subjektin dhe pastaj gjej emrin e kandidatit. Do të jetë e vështirë, por ne nuk jemi anonimë. Do kërkojmë votë për partinë, por edhe për emrin e secilit prej nesh. Ekziston gjithmonë ajo frika e të ngatërruarit numrin dhe emrin. Ne duhet t’i orientojmë që kandidatin duhet ta gjesh me emër, jo me numër. Ka për të qenë më e lehtë, sepse je më e identifikueshme kush je.
/vizionplus.tv