Zgjedhjet e 11 majit, kandidatja e PSD: Jemi të gjithë në listë të hapur

1 month ago 20

“Të rinjtë e 11 majit”, ishte tema e kësaj të enjte në Quo Vadis në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Një prej të rinjve e PSD, Burbuqe Islami tha se të gjithë kandidatët janë në listë të hapur.

Kandidatja e PSD renditi në studio arsyet pse shqiptarët duhet ta votojnë në 11 maj.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Zonja Islami, çfarë e shtyu një myslimane si ju t’i bashkohet PSD-së së Tom Doshit?

Islami: Lista e mbyllur për PSD-në nuk ekziston, sepse janë të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqjen. Është dhënë lista e mbyllur thjesht për të qenë korrekt me ligjin. Në garë jemi të gjithë në listën e hapur. Ajo që është e rëndësishme është që kushdo nga ne që merr një votë më shumë, do të fitojë vendin në parlament. Secili nga kandidatët duhet të përpiqet dhe të tregojë çfarë kandidati është për shoqërinë. Unë jam këtu për t’i kërkuar shqiptarëve që jam një eksperte, jam këtu për t’u thënë të gjithë besimtarëve qytetarë, të çdo lloj kategorie, unë jam një person i denjë, një person që vjen dhe jam e gatshme, që të besoni tek unë. Islami është një person i ndershëm, i zgjuar.

/vizionplus.tv

Read Entire Article