Zgjedhjet në Gjermani, sondazhet nxjerrin fituese partinë e ekstremit të djathtë, për herë të parë pas Luftës II Botërore

2 months ago 27

Zgjedhjet në Gjermani duket se do të prodhojnë surpriza. Sipas një sondazhi të ARD, e djathta ekstreme “Alternativa për Gjermaninë” është në rrugën drejt fitores në zgjedhjet në Turingi.

Në sondazhin e bërë publik theksohet se AFD do të marrë rreth 30% të votave, duke u renditur 6 pikë para konsveratorëve të Cdu dhe shumë pikë përpara tre partive qeverisëse.

Megjithatë nuk ka asnjë shans që kjo forcë politike të formonte qeveri, por do të ishte hera e parë që pas Luftës së II Botërore, që një forcë e eksptremit të djthatë të marrë fitore në zgjedhje.

Kandidati kryesor i AfD-së në Turingi, Björn Höcke, është një figurë shumë e diskutueshme në Gjermani.

Partia e tij është cilësuar si ekstremiste e krahut të djathtë dhe ai është gjobitur për përdorimin e një slogani nazist, megjithëse ish-mësuesi i historisë mohon ta bëjë këtë me vetëdije.

Rezultatet në Saksoni dhe Turingi pritet të jenë katastrofike për tre partitë në pushtet në koalicionin e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz në Berlin, një vit përpara se Gjermania të mbajë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Read Entire Article