Këngëtari Çlirim Denaj ka treguar për vështirësitë me të cilat është përballur në karrierë, përballë moderatores Pranvera Borakaj në emisionin “Quo Vadis”.
Ai tha se pasi u shërua nga një oepracion, ai dorëzoi një këngë për Festivalin, por ajo nuk u pranua e më pas u fshi.
“U operava dhe kur u operova pata një problem. Patën dalë fjalë në punë a duhet të rri më. Dhe i thotë komisari “ky është sëmurur në punë, nuk mund të rri më”. Unë isha solist aty, por të ishe solist duhet të kishe dhe diplomë, të kaloje në sektorin e solistëve. Por unë aktivizohesha dhe si solist, nga kori që isha dhe më thotë mjeku “Çim, nuk duhet që të këndosh për ca kohë sa të ngjitet mirë ajo. Unë bëj një këngë për festival. Kisha miqësi shumë të ngushtë me Fred Kaçinarin, me Selim Ishmakun, me Frankon që ishin aty në radio dhe për çudinë më të madhe nuk u fut kënga dhe mbas nja dy tre muajsh e kërkoj këngën, a mund ta marr atë kasetën. E vë kasetën aty, ishte bosh. Mbeti enigmë. Unë dyshoj te një person tjetër që e ka bërë për t’ia ngecur Fredit”, tha ai. /vizionplus.tv