Zhvlerësohen të gjitha monedhat e huaja, me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

5 months ago 51

Sot, më 14 maj 2024, dollari amerikan, blihet me 92.8 lekë dhe shitet me 93.7 lekë.

Euro, blihet me 100.1 lekë dhe shitet 100.8 lekë.

Lexo edhe :

Related Posts

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 101.7 lekë, ndërsa në shitje me 102.7 lekë.

Paundi britanik, blihet me 116 lekë dhe shitet me 117 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 67.6 lekë, ndërsa në shitje me 69.1 lekë.

Euro e nisi dobët javën përballë lekut duke pasqyruar paqendrueshmërinë e monedhës europiane në raportin me monedhën tonë.

E njëjta situatë është vërejtur edhe në kursin e këmbimit të lekut me dollarin amerikan dhe paundin britanik.

Gjithçka ndodh teksa ka nisur edhe sezoni turistik, ndërkohë që nëse e krahasojmë me ritmet e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, gjasat janë që leku të jetë në pozicione edhe më të forta gjatë korrikut dhe gushtit.

/vizionplus.tv

Read Entire Article