Zjarret në Dropull, lëndohen dy zjarrfikës, nisen në spital

2 months ago 27
Reklamë

Dy efektivë të forcave zjarrfikës kanë mbetur të lënduar gjatë operacionit të sotëm për shuarjen e zjarreve në Dropull.

Burime bëjnë me dije se zjarrfikësit kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës pasi njëri prej tyre ka djegie të lehta në gjymtyrë, ndërsa tjetri probleme për shkak të asfiksisë nga tymi.

Aktualisht gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Gjatë operacionit në Dropull u aktivizuan shërbimet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit, Përmetit, Tepelenës dhe Libohovës.

Pjesë e operacionit ishin edhe forcat e ushtrisë, policisë, banorë të zonës si dhe një helikopter që ndihmuan për shuarjen e zjarreve masive në Dropull.

Read Entire Article