11 punonjëset e një fabrike në Fier përfundojnë të helmuara në spital, punonjësi: Janë spërkatur me ilaç miu disa pjesë llastiku që…

8 months ago 15

11 punonjëse të fabrikës së huaj që merret me prodhimin e pajisjeve elektrike për automjetet, kanë përfunduar në spital me shenja helmimi.

Një punëtor i fabrikës që do të ruaj anonimatin pasi ka frik se e heqin nga puna, ka thënë për Top Channel se janë spërkatur me ilaç miu disa pjesë llastiku që shërbejnë për mbështjelljen e kabllove dhe që punëtoret i kalojnë në duar. Ky është rasti i dyte brenda një muaj e ndërsa mbrëmë situata ka qenë me e rënduar, ku shumë punëtorë kanë patur të vjella dhe gjendje asfiksie.

Në një prononcim për mediat , nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjateë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja tëlehta intoksikimi. Ato janë duke marre ndihmën mjekësore , ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

Punonjëset janë duke u dërguar në urgjence me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës.

Top Channel

Read Entire Article