Tajfuni që goditi pak ditë më parë Filipinet ka shkaktuar vdekjen e disa personave si dhe ka bllokuar mijëra të tjerë.
Tajfuni Gaemi shkaktoi vdekjene 13 personave si dhe detyroi mbi 600 mijë perosna të largoheshin nga banesat e tyre për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut.
Tajfuni i njohur lokalisht si Carina nuk arriti në tokë në Filipine, por brezat e tij të fuqishëm të jashtëm sollën më shumë se 300 mm shi në rajonin e Manilës, ndaj zyrtarët shpallën “gjendje të jashtëzakonshme”.
Reshjet e dendura dhe një stuhi e rrezikshme goditën edhe Tajvanin, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur afro 300 të tjerë, sipas Qendrës së Operacioneve të Emergjencave. Stuhia pritet të zbresë në tokë edhe në provincën bregdetare Fujian të Kinës juglindore, duke sjellë erëra dhe përmbytje vdekjeprurëse.
Një studim i publikuar, vitin e kaluar, zbuloi se pjesë të qyteteve më të mëdha të Azisë mund të jenë nën ujë deri në vitin 2100 për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe përmbytjeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.