15 nëntori! Dita Botërore e Filantropisë

14 hours ago 25

Dita Botërore e Filantropisë është një ditë e veçantë e caktuar më 15 nëntor. Qëllimi i kësaj dite është të njohë kontributin e madh të filantropisë dhe atyre njerëzve aktivë në komunitetin filantropik.

Dita ofron një mundësi për të reflektuar mbi kuptimin e dhënies dhe gjithçka që keni bërë për të tjerët.

Filantropia nuk njeh para, moshë, shtresë shoqërore. Nuk duhet të jesh i pasur, që të jesh filantrop!

Shembull i një filantropi të vërtetë është Ryan Hreljac, i cili qysh në moshën 6 vjeçare, kur dëgjoi nga mësuesi i tij se në Afrikë vdesin njerëz në mungesë të ujit, me kursimet e tij, filloi fushatën për ngritjen e fondeve dhe themeloi fondacionin. Fushata rezultoi me 1 milion dollar të mbledhura, të cilat 6 vjeçari i shfrytëzoi për financimin e 120 projekteve për hapjen e bunarëve, në shumë vende, sidomos në Afrikë.

Read Entire Article