16-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën në Bulqizë

2 months ago 46

Një adoleshent i moshën 16-vjeçare ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Policia njofton se rreth orës 23:40 të mbrëmjes së të mërkurës, morën informacione se një 82-vjeçare kishte humbur jetën.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se e moshuara ishte përplasur nga një motorr që drejtohej nga 16-vjeçari. Ky i fundit, pas identifikimit nga uniformat blu, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orën 23.40, datë 28.08.2024, kanë marrë informacion se në fshatin Ostren, kishte humbur jetën shtetasja S.M., 82 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se 82-vjeçarja, ishte aksidentuar nga një motomjet.

Si rezultat i veprimeve të shpejta Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme një 16-vjeçar, që duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen S.M.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motomjetin që dyshohet se drejtonte 16-vjeçari”, njoftoi policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Read Entire Article