Ndërkohë që “21 Janari” po hetohet nga SPAK, Presidenti i Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar ish-kryedemokratin Lulzim Basha si përgjegjës për ngjarjen.
Në një dalje për mediat ditën e sotme, Meta tha se nëse ka përgjegjësi për 21 janarin ku 4 protestues u vranë në Bulevard, atëherë përgjegjësi është Lulzim Basha.
Siaps Metës Basha i cili në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, e dinte se çfarë do të ndodhte.
“SPAK organizatë kriminale që drejtohet nga Dum Dumani. Pas dështimit ku përfaqësues të opozitës e disketituan dhe ku ai botërisht deklaroi se krimi i inceneratorëve ishte intelektual e nuk ishte i lehtë të hetohej, kur gjithë shqiptarët e dinë që është grabitje pa maska në sytë e të gjithë botës… Drejtësia me regji hap 21 Janarin dhe gjen ditën sot për të ndaluar diskretitimin e Dum Dumanit seancën e kaluar në Kuvend. SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit Rama, sepse është e qartë që nëse ka përgjegjësi në 21 Janar, është e Lulzim Bashës, i cili është paralajmëruar për gjakderdhjen që pritej nga banditët e Ramës. E ka pasur të shkruar skenarin dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e vrasjeve të shëmtuara që ndodhën në bulevard”, tha ai.