Një 17-vjeçare, e cila është shantazhuar në rrjetet sociale nga një 23-vjeçar, për shkak të presionit ka konsumuar një sasi medikamentesh. Policia ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin me iniciale P.K, banues në Gramsh, pasi akuzohet se ka shantazhuar të miturën në rrjetet sociale. Në njoftimin zyrtar të policisë nuk bëhet e ditur gjendja e 17-vjeçare.
“Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka shantazhuar në rrjete sociale, një 17-vjeçare, e cila për këtë shkak ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. K”, njofton policia./vizionplus.tv