Një nga tre vajzat e Snoop Dogg , Cori Broadus 24 vjeç, pësoi një goditje në tru. Lajmin e ka publikuar vetë ajo në rrjetet sociale, duke shkruar:
“Pata një goditje të rëndë. Unë shpërtheva në lot sapo më thanë. Unë jam vetëm 24 vjeç. Çfarë kam bërë për ta merituar këtë?”.
Reperi ka edhe dy fëmijë të tjerë , Corde , 29 vjeç dhe Cordell , 26 vjeç. Vajza e tij e vetme, e cila ka mbi 650,000 ndjekës në Instagram, drejton një markë kozmetikë të quajtur Choc Factory Co.
Pasi u njoftua lajmi, urimet filluan të derdheshin në llogarinë e saj, me Cori duke iu përgjigjur ndjekësve të saj: ” Të dua “. Në storjen më të fundit në Insta, ajo ka postuar një foto të saj nga shtrati i spitalit , ku është shtrirë në krahë me një kafshë pellushi të madh.