Italia është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme ku për 12 orë ka rënë një sasi e madhe shiu e barabartë me sasinë e reshjeve vjetore.
Ishulli i Siçilisë ishte më i prekur nga përmbytjet, ku dëmet materiale kanë qenë shumë të mëdha.
Banorët e përshkruan përmbytjen si një nga incidentet më të këqija të motit në kujtimet e tyre.
Ndërsa autoritetet kërkuan të gjitha burimet në dispozicion për të përmbushur kërkesat e larta për shpëtim, shkruajnë mediat e huaja.
Siç raportohet, zjarrfikësit u dërguan në rajone të ndryshme të ishullit. Në qytetin Aci Sant’Antonio, disa shoferë u shpëtuan pasi kishin mbetur të bllokuar në automjete në ujëra të thella.
❗After #Spain, it’s #Sicily‘s turn to experience one of the worst #floods in decades.
RT in French pic.twitter.com/W4oGgxc46C
— FNL (@FNLfreedomnews) November 14, 2024
Ndërkohë, në Acireale, ekuipazhet e emergjencës ndihmuan në shpëtimin e një banori nga një shtëpi që ishte zhytur plotësisht në ujëra.
Ndryshe, kërkimet shkencore kanë vërtetuar se këto kushte ekstreme të motit i referohen edhe ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.
Për shkak të përdorimit të karburanteve fosile, emetimeve të gazeve serrë, kriza katastrofike klimatike më në fund ka shtyrë goditjet ekstreme të motit, thatësirat dhe përmbytjet shkatërruese drejt Italisë.
Ky mot i paparashikueshëm që ka përfshirë Sicilinë, preku edhe pjesë të tjera të këtij vendi si Piemonte, Emilia-Romagna dhe Marche, me reshje të dendura shiu të shoqëruara me përmbytje që detyrojnë autoritetet qeveritare të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.