Donald Trump është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin në largim, Joe Biden.
Ky i fundit e priti pasardhësin e tij në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti i sapozgjedhur Trump i ka thënë Biden se politika është “e ashpër” përpara se ta falënderonte atë për një tranzicion të qetë të parashikuar.
“Dhe në shumë raste nuk është një botë e bukur”, shtoi ai. “Por është një botë e bukur sot.”
“Unë e vlerësoj shumë një tranzicion që është kaq i qetë, do të jetë aq i qetë sa mund të bëhet”, tha Trump. /vizionplus.tv