Mungoi në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë, Jill Biden i jep Trump-it një letër për bashkëshorten e tij

21 hours ago 837

Zonja e Parë në largim iu bashkua Presidentit Joe Biden për të përshëndetur Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ditën e sotme.

Gjatë këtij takimi, Jill Biden i dha Trumpit një letër për gruan e tij, Melania Trump, e cila zgjodhi të mos merrte pjesë në takimin tradicional paszgjedhor.

“Ajo i dha zotit Trump një letër urimi të shkruar me dorë për zonjën Trump, e cila shprehte gjithashtu gatishmërinë e ekipit të saj për të ndihmuar me tranzicionin”, thotë Shtëpia e Bardhë.

Takimi i sotëm mes Donald Trump dhe Joe Biden shënon fillimin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur përsëri në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe, pavarësisht dallimeve mes tyre, ata buzëqeshën ndërsa Trump falënderoi Biden për ndihmën e tij. /vizionplus.tv

Read Entire Article