Një gjykatë ushtarake në Moskë ka dënuar një grua 43-vjeçare me tetë vjet burg për postimin e komenteve kundër luftës në internet, duke përfshirë disa që bënin thirrje për vrasjen e presidentit Vladimir Putin, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.
Anastasia Berezinskaya, një drejtore e teatrit në Moskë dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, u shpall fajtore sipas dy ligjeve të censurës ushtarake – shpifja për ushtrinë ruse dhe përhapja e informacionit të rremë për ushtrinë – si dhe justifikimi i terrorizmit.
Më shumë se 1,000 njerëz janë ndjekur penalisht në Rusi sepse kanë folur kundër luftës në Ukrainë, sipas programit të të drejtave civile OVD-Info, dhe më shumë se 20,000 janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta.
Në muajt e parë pas pushtimit ushtarak në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, Berezhinskaya bëri dhjetëra postime kundër luftës, duke thënë se ushtria ruse, ministria e brendshme dhe vetë Putini po kryenin “gjenocid” kundër popullit ukrainas.
Më 12 maj 2022, joi bëri më shumë se tridhjetë postime në rrjetin social Vkontakte duke fyer Putinin dhe duke thënë se ai mban përgjegjësi personale për vdekjen e burrave, grave dhe fëmijëve, trupat e të cilëve u gjetën nga rrënojat e ndërtesave të banimit.
Moska e mohon fuqishëm se ka shënjestruar civilët, megjithëse mijëra ukrainas kanë vdekur në sulmet ruse. /vizionplus.tv