“Buxheti i vitit 2025, çfarë përfitojnë qytetarët?”, kjo ishte tema e diskutimit këtë të enjte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.
I ftuar në studio ish-zv.Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri theksoi se për herë të parë në një buxhet nuk parashikohet rritje taksash për sipërmarrjen.
Sipas tij ky buxhet duket më i mirë në letër se buxhetet e viteve paraardhëse.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Çfarë e pret ekonominë shqiptare në 2025-ën?
Dilaveri: Në letra duket se do jetë vit më i mira nga çfarë është parashikuar, edhe pse në 30 vite e fundit opozita buxhetin e vitit pasardhës e ka cilësuar dështim, mazhorancan mrekulli. Çfarë do që ne të diskutojmë ajo që do të duket është se si do të implementohet. Duke qenë sëe është vit zgjedhor duket që ka problematika. Do veçoja pozitive që nuk kemi një tentativë për të rritur detyrimet fiskale të subjekteve. Unë e konsideroj arritje pasi në gjithë këto vite ka patur amulli, rritje para se të fillojë viti fiskal, që konfuzon biznesin dhe adminsitratën. /Vizionplus.tv/