Italia fiton 1-0 me Belgjikën dhe “blindon” vendin e parë

3 hours ago 16

Italia  mposhti 1-0 në Bruksel Belgjikën me gol të Tonalit (realizoi golin e parë në përfaqësuese pas pesë vitesh) dhe shkon në kuotën e 13 pikëve në Grupin 2 të Ligës A, tri më shumë se Franca, që barazoi 0-0 me Izraelin në “Stade de France”.

Një gabim i skuadrës belge në qarkullimin e topin u dha mundësinë futbollistëve të Italisë organizonin një kundërsulm të shpejtë të konkluduar me gol nga Tonali.

Italia e humbet vendin e parë vetëm nëse humbet me më shumë se një gol diferencë ndaj francezëve në ndeshjen e fundit.

Në Ligën B spikat hakmarrja e Anglisë 0-3 në fushën e Greqisë, me përfaqësuesen e “Tre Luanëve” që merr kreun me 12 pikë, me golaverazh më të mirë në ndeshjet e drejtpërdrejta me helenët.

Read Entire Article