Zusi: Eksportet janë goditur nga euro, buxheti do duhet të kishte parashikuar një mbështetje për biznesin

3 hours ago 22

Kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj ka theksuar se eksportet kanë pësuar një goditje të fortë nga rënia e euros, produket e importit por dhe nga mungesa e fuqisë punëtore.

Sipas tij buxheti duhet të kishte parashikuar një mbështetje për biznesin, pasi në këtë mënyrë ndihmohet ekonomia.

Pjesë nga biseda:

Zusi: Eksportet kanë pësuar një goditje fatale për shkak te euros, jo të gjitha mund të përshtaten në një kohë të shkurtër. Në buxhet do të duhej patjetër të parashikohej një mbështetje për këto lloj situatash, veçanërisht për sektorët që janë nën goditjen e euros por dhe nga importet, edhe nga mungesa e fuqisë punëtore. Duhet të ketë një fond patjetër për mbajtjen në këmbë të industrisë,. E dyta fondi i inovacionit, kemi ngelur në start up, inovacionet e vërteta janë ato që duhet të sjellin institutet, po jetojmë vetëm me letra me dosje, që mabsi mbarojnë si shërbejnë askujt. Nuk kemi një fond pqër inovacionin dhe për kërkimin shkencor. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article