“Albania’s Got Talent” vendos një tjetër standard në mediat shqiptare, mbi 10 milionë shikime në 72 orë

6 hours ago 35

“Albania’s Got Talent” hapi të hënën e 11 nëntorit siparin e spektaklit në Vizion Plus, ku 12 konkurentët e parë i treguan jurisë publikut dhe telespektatorëve se ata dinë të dhurojnë spektakël.

Një spektakël që vendosi rekorde shikueshmërie në të gjitha platformat. Më shumë se 10 milionë shikime në 72 orë në rrjetet sociale Facebook, Tik-Tok, Youtube dhe Instagram.

Komente pafund pozitive, ku mirësia, dashuria e pafundme, të qeshurat e pafajshme dhe lotët e gëzimit ishin ato që bënë shqiptarët ta duan me shpirt këtë spektakël që do të jetë çdo të hënë prezent në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus si dhe në të gjithë rrjetet sociale të këtij televizioni mbarëshqiptar.

Maren e vogël është sot imazhi dhe fytyra engjellore që hapet në telefonin e çdo shqiptari, ku pafajësia dhe talenti i saj nuk mund të rrinë pa u parë me dhjetra madje dhe qindra herë, këtë e tregojnë shifrat në Instagram, Facebook, Tik-Tok dhe Youtube.


Ndërsa performanca e Belikës dhe Marvin, fëmijëve me aftësi të veçanta por me shumë dashuri në atë që transmetuan, bënë çdo shqiptar të emocionohet.

Po ashtu një tjetër performancë e Jashtëzakonshme ishte dhe ajo e Fatmir Murës, i cili pikturoi me rërë Shqipërinë dhe Kosovën. Një performancë e cila i dha atij “Golden Buzzer”, çmim që i jepet atij që performon më mrië çdo të hënë në mbrëmje.

E siç e thamë dhe më lart 11 nëntori ishte vetëm fillimi, pasi të tjerë talente, performanca që do ju lënë me gojë hapur, do ju bëjnë të qeshni, por edhe të qani ju presin javët në vazhdim.

Ajo çfarë u pa këtë të hënë që sapo lamë pas ishte vetëm “Maja e Ajsbergut”, ajo çfarë na pret të hënat e ardhshme do ju mbajnë të mbërthyer para ekranit të Vizion Plus.

Më poshtë keni linkun e plotë të Albania-s Got Talent:

Read Entire Article