Buxheti i vitit 2025, Gjokutaj dhe Teliti përplasen në “Quo Vadis”: Aksioni i informalitetit, shashkë elektorale

4 hours ago 16

Buxheti i vitit 2025 ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, teksa Parlamenti pritet ta miratojë javën e ardhshme.

Në emisionin “Quo Vadis” të Pranvera Borakajt në Vizion Plus, ka qenë pikërisht kjo tema e mbrëmjes, që ka shkaktuar edhe debate.

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti është përplasur me ekspertin e ekonomisë, Eduart Gjokutaj.

Teksa i pari ka shpjeguar se ky buxhet nuk është i mirë për qytetarët, Gjokutaj tha se kjo është një qasje emocionale.

Gjokutaj: Ne këto i dëgjojmë shpesh herë. Nnerëzit duan të dëgjojnë diçka me ton më pak emocional.

Teliti: I nderuar Eduart Gjokutaj më thuaj cila nga këto shifra është e rreme? Ashtu siç e the duket sikur mashtrova.

Gjokutaj: Nuk e kam këtë mendim, thashë për tonin, që të na lësh ta shprehim me gjakftohtësi.

Gjokutaj: Rrritja ekponomike në 20 vitet e fundit ka qenë dy herë e lartë, në 2007 dhe 2021. Vitet e tjera ka qenë diku te 5%, pastaj ka zbritur në nivele 3% dhe është thënë edhe nga ekspertët që është poshtë potencialeve ekonomia jonë. Janë disa sektorë që janë mjelë: infrastruktura, energjitika dhe sketori minerar që ka rregulluar në dukje eksportet.

Në këtë mes infrastrukltura merr si sektor 12% të gjithë buxhetit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtuar edhe kostot e portit të Porto Romanos, 12 milionë eruro që nga diku merren. Në vend që të shkonin te biznesi që është në kushtet e mbijetesës. Kemi qenë prej shumë vitesh me mungesë të konkurrencës, pa formalizim, bizneset tona nuk janë rritur dhe nuk janë bërë konkurruese. Në momentin që vazhdon ende të mbetet infrastruktura, nuk ka nevojë të bësh lllogari çfarë ngelet për arsimin dhe shëndetësinë. Ky buxhet e ka marrë rrugëtimin e tij elektoral që në vitin 2021.

Teliti: Në parim, qëndrimi yt është pro apo kundër këtij buxheti?

Gjokutaj: Po flas për ato pjesë që mendoj se duhen sqaruar. Përmbledhtazi, ajo që do ndoddh me të ardhurat nga buxheti 2025 është një vazhdimësi e buxhetit 2024. Lufta ndaj informalitetit ende nuk duket në ato të ardhura. Kjo të lë të kuptosh që duhet një seriozitet kur dilet e deklarohet që do luftohet informaliteti.

Teliti: Ky aksioni i informalitetit që ka deklaruar kryeministri është një shashkë elektorale. Siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e tjera, bëhen të tilla deklarata elektorale. Po të ishte parashikuar ai aksion, do fliste diçka edhe te projekt-buxheti. /vizionplus.tv

Read Entire Article