FMN: Ruani kursin e lirë të këmbimit! Guvernatori i BSH Sejko takohet me përfaqësuesit e Fondit Monetar

7 hours ago 19

Teksa euro ka pësuar rënie të vazhdueshme në raport me lekun, Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruajë kursin e lirë të këmbimit.

Sipas përfaqësuesve të FMN, ky regjim i lirë në tregun valutor ka ndihmuar ekonominë shqiptare për të përballuar më lehtë goditjet.

Gjatë takimit me ta, Guvernatori Gent Sejko nga ana tjetër nënvizoi se ekonomia po performon mirë, me inflacionin që po rikthehet në objektiv dhe kreditimin që po vijon rritjen.

Për të ruajtur këtë trend, Sejko shtoi se rishikimi i politikës monetare në të ardhmen do të jetë i kujdesshëm./vizionplus.tv

Read Entire Article